Telegrafi

Rooney: Fitorja ndaj Cityt, shton besimin

“Ishte një fundjavë e mrekullueshme. Të mposhtim Cityn në minutën e fundit ishte fantastike dhe më pas Tottenhami na bëri një nder duke e mposhtur Chelsean. Gara për titull është ende e hapur dhe tani është në mes nesh dhe Chelseat. Ne duhet t’i fitojmë tri ndeshjet tona dhe të shpresojmë se Chelsea do të dështojë diku”.

“Por, ne kemi besim. Fitorja ndaj Cityt definitivisht na ka ndihmuar dhe keni mundur ta shihni se çfarë domethënie kishte për ne pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Ne jemi të fokusuar për t’i fituar të nëntë pikët e tre ndeshjeve dhe këtë do ta bëjmë. Më pas, Stoke City, Liverpooli apo Wigani do të duhet të na e bëjë një nder. Do të ishim falënderues nëse kjo ndodh”, tha Rooney. /Telegrafi/