Telegrafi

Rooney: Është gjithmonë vështirë kundër italianëve

Rooney është i vetëdijshëm se është vështirë të luhet kundër mbrojtësve italianë, sidomos kundër Alessandro Nestas.

“Ndjeshmëria e tij (Nestas) për pozicionim është e jashtëzakonshme. Është vështirë të luash kundër tij- ai e lexon shumë mirë rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë anglezi për UEFA.com.

Përveç Milanit, sulmuesi në top-formë, në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Interit dhe Romës, prandaj e di se është vështirë të luhet kundër skuadrave italiane, e sidomos kundër Milanit.

Milani dhe Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën mbrëma në San Siro. /Telegrafi/