Telegrafi

Rooney: Dua edhe një finale të LK

Wayne Rooney thotë se ka qenë e habitshme të humbë në finale nga Barcelona, por dëshiron përsëri të luajë në takimin e fundit të Ligës së Kampionëve dhe t’i gëzohet trofeut të madh.

“Ishte një mbrëmje e çuditshme. Ishte mund të arrihet deri atje, por pastaj ishte një ndjenjë e çuditshme të humbim nga Barcelona. Kujtimet nga ajo mbrëmje edhe më shumë më motivojnë të plasohemi përsëri në finale”, ka thënë Rooney.

“Në fakt ajo që më së shumti më motivon është finalja para saj, në të cilën fituam në Moskë. Ndjenja pas asaj ndeshje ishte e veçantë, mbase momenti më i mirë në karrierën time dhe dua ta përjetoj atë ndjenjë përsëri. Por Barcelona na shkaktoi dhimbje të gjithëve”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/