Telegrafi

Rooney dhe Moyes më të mirët e muajit janar

Rooney erdhi te shpërblimi i lojtarit më të mirë të muajit janar pas një serie të paraqitjeve të shkëlqyeshme që ndihmuan Djajtë e Kuq të qëndrojnë në hap me Chelsean në luftën për titullin e ligës.

Anglezi shënoi gjashtë gola gjatë muajit janar dhe u ngrit në maje të garës për Këpucën e Artë të Ligës Premier, pasi u bë lojtari i parë që kaloi kufirin e 20 golave. Rooney ka të shënuar 20 gola në 23 ndeshje në Ligën Premier, dhe i bashkohet Steven Gerrard që po ashtu ka fituar këtë shpërblim pesë herë.

Menaxheri i muajit janar është David Moyes, i cili e fiton këtë shpërblim për të gjashtën herë, pasi Evertoni shënoi tre fitore dhe një barazim në ligë gjatë muajit të kaluar./Telegrafi/