Telegrafi

Rooney dhe gruaja e tij presin edhe një djalë

Çifti i lumtur e ka bërë publik lajmin, pasi Coleen i ishte nënshtruar ekzaminimit me ultrazë.

“Ishte tepër emocionuese të shihja foshnjën tonë në ekran mbrëmë. Zbuluam se është djalë. Jemi shumë të entuziazmuar”, ka shkruara gruaja e Rooneyt në Twitter.

Sulmuesi Manchester Unitedit tashmë ka një djalë trevjeçar, ndërsa fëmija tjetër pritet të lindë kah maji i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/