Site icon Telegrafi

Rooney dhe Ferdinand të gatshëm për Bayernin

Rooney dhe Ferdinand ishin brengat më të mëdha të Fergusonit kohëve të fundit, pasi që siç dihet forma e tyre fizike nuk ishte në nivelin më të lartë, fakt që u tregua edhe në fitoren e lartë ndaj Boltonit, ku dy njerëzit kryesorë të United nuk luajtën.

Por që të dy kanë udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Munih nga Aeroporti i Mançesterit të hënën dhe pritet që të dy të paraqiten në këtë takim.

Bayern Munichu pret Manchester Unitedin të martën në duelin e gjigantëve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version