Telegrafi

Rooney: Anglia shumë e ngadalshme

Rooney doli në fushë në rolin e kapitenit në mungesë të të lënduarit John Terry, por ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet të jenë më të shpejtë në të ardhmen.

“Sigurisht është një ndjenjë e shkëlqyeshme të jesh kapiten i vendit tuaj. Jam shumë krenar dhe ishte një mbrëmje e mirë për mua, por zhgënjyese për ekipin”.

“Filluam vërtet shumë ngadalë në pjesën e dytë dhe madje pasi ata shënuan, ne filluam përsëri ngadalë. Nuk mund të lejoni ta bëni këtë kundër një kundërshtari si Brazili, pasi ata ju ndëshkojnë”, ka thënë Rooney./Telegrafi/