Kompania izraelite Elbit Systems dhe prodhuesi amerikan Roboteam kanë bashkuar forcat për të prodhuar ROOK-un, veturën autonome ushtarake të pajisur me dron.
Fjala është për një mjet motorik 6×6 UGV (Unmanned Ground Vehicle) që është plotësisht autonome dhe mund të lëviz nëpër terren malore, transmeton Telegrafi.
I pajisur me dron, ky mjet dhe fluturakja mund të bartin armë të ndryshme. ROOK gjithashtu mund të kryej funksione tjera duke ia ndërruar disa komponentë për të cilat nuk duhet një teknik i kualifikuar.
Është një mjet plotësisht autonom që mund të lëviz lirshëm nëpër terrenet malore qoftë natën apo ditën, të bartë pajisje, evakuoj të plagosurit si dhe të kryej detyrën e mbledhjes së të dhënave duke përdorur një teledirigjim nga distanca.
Falë teledirigjimit me ekran 7-inç, ROOK mund të kontrollohet në kohë reale nga distanca, e kur është fjala për energjinë, është i pajisur me bateri dhe gjenerator të brendshëm – kështu që ky mjet motorik mund të lëvizë me shpejtësi prej 30 kilometra në orë.
ROOK peshon 1,200 kilogram, ka profil të ultë. Kjo nënkupton se mund të bartë peshë (mallra, armë e të plagosur) deri në 1,200 kilogramë. Elbit ka publikuar videon që shfaq ROOK përkrah ushtarëve që merr urdhrat e tyre dhe kryen punët nëpër terrenet malore. /Telegrafi/