Telegrafi

Ronnie Wood sërish bëhet baba në moshën 68-vjeçare

Kitaristi i bendit Rolling Stones, Ronnie Wood, është bërë babai i dy vajzave binjake që i solli në jetë Sally Wood më 30 Maj, njofton gazeta ‘The Sun’.

Producentja e teatrit Sally 38 vjeçare, dhe Ronnie janë jashtëzakonisht të emocionuar me ardhjen e vajzave, sepse kjo e bën edhe më të veçantë datëlindjen e 69-të që Ronnie mbush pikërisht sot më 1 Qershor.

Përfaqësuesi i tyre ka deklaruar se Sally dhe binjakët Gracie Jane dhe Alice Rose, janë mirë.