Telegrafi

Ronela tregon se për kënd do ta jepte jetën dhe sa fëmijë dëshiron t’i sjell në jetë

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Ronela Hajati po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore.

Pos angazhimeve në këngë të reja dhe koncerte, këngëtarja ka gjetur kohë që të komunikojë me fansat.

Ajo ka përzgjedhur rrjetet sociale t’iu përgjigjet disa pyetjeve dhe të bëjë një intervistë virtuale me ndjekësit e llogarisë së Instagramit.

Zeshkania ka treguar se vetëm për kënd do të jepte jetën si dhe sa fëmijë do të dëshironte të kishte në jetë.

“Mbase për fëmijët e mi, për gjë tjetër jo”, ka pohuar fillimisht bukuroshja gjersa ka zbuluar se do të dëshironte të ishte nënë e dy fëmijëve.

Lexo po ashtu Ronela Hajti frikësohet nga dy gjëra në jetë

Ndryshe, Ronela për shumë kohë ka qenë të vëmendjes për një lidhje me Young Zerkën, por që dashuria e tyre kurrë nuk u konfirmua. /Telegrafi/