Site icon Telegrafi

Ronela rrëfehet si asnjëherë më parë: Pse 2020 ishte viti i saj i tmerrit, aksidentet në videoklipe dhe kujtimet me prindërit

Ronela Hajati (Foto: Facebook)

Ronela Hajati sonte (e diel) ishte emri që nuk kishte nevojë për prezantim në RTV Dukagjini.

Në një rrëfim të gjatë për veten, Ronela u ndalua te shumë kapituj që shënuan jetën e saj.

Që nga paraqitjet e saj të para në skenë si katërvjeçare, kujtimet me babanë e saj që ka ndërruar jetë para disa vitesh, i cili ishte idhulli i saj që gjithmonë ka dashur ti ngjaj.

Në anën tjetër, artistja tregoi edhe më shumë detaje për marrëdhënien e saj me nënën, e cila shpeshherë edhe e ka kritikuar për performancat e shumë komentuara.

Në intervistën me Artan Telakun, Ronela zbuloi edhe shumë momente nga prapaskenat e klipeve që kanë përfunduar në spital ose edhe në stacion policie.

Në jetën private, këngëtarja thotë se nuk është në lidhje, ndërsa e pyetur nëse është lodhur nga pyetjet për ish të dashurin (referuar Young Zerkës), Hajati u shpreh “se si nuk u lodhën ata që pyesin”.

Pavarësisht se shfaqet gjithmonë e fortë, Ronela tregoi një detaj që askush nuk e ka ditur që nga 2020, artistja ka përjetuar një vit të tmerrshëm e sipas saj po vazhdon të jetë ashtu. /RTV Dukagjini/

Exit mobile version