Ronela Hajati ka lansuar projektin më të ri muzikor që e ka titulluar “Mos ik”.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe vjen me një video të realizuar mirë.
“Shpresoj me gjithë shpirt ta pëlqeni… P.S. Duhet parë deri në fund”, thotë këngëtarja në njoftimin e saj për videoklipin e ri.
Produksioni i shumë hiteve, REDBOX, qëndron prapa kësaj kënge që pritet të arrijë suksesin e këngëve të mëparshme të Ronelës.
Producenti i njohur, BigBang e ka bërë muzikën, ndërsa vet këngëtarja e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë melodinë e këngës.
Ndërkaq, Valon Aziri e ka bërë regjinë e kësaj videoje muzikore. /Telegrafi/