Telegrafi

Ronela nga Prishtina njofton se e ka xhiruar klipin e ri (Foto)

Ronela Hajati e ka gati videoklipin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë në një të ardhme të afërt.

Këngëtarja nga Shqipëria ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është lodhur këto ditë gjatë xhirimeve të videos muzikore.

Lexo po ashtu Ronela Hajati tregon emrin e këngës së re (Foto)

Kënga e re mban titullin “Pa mërzi” dhe Ronela shpreson që të dalë ashtu siç e pret.

“Përshëndetje nga Prishtina… Jam lodhur shumë këto ditë duke xhiruar videoklipin e ri”.

“Mendoj se rezultati do të jetë ashtu siç e kam imagjinuar”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/