Ronela Hajati është e njohur si këngëtare ekstravagante dhe pa komplekse.
E kjo ka bërë që këngëtaren të publikojë edhe imazhe më të pazakonta në rrjetet sociale.
Së fundi, Ronela shfaqet me një tortë shumë të veçantë në dorë, e cila ka formën e të pasmeve femërore, gjithashtu me një palë buzë të kuqe të stampuara në “mollaqen” e djathtë.
“U kënaqa shumë atë ditë sa harrova t’i ha këto të pasme”, ka shkruar Ronela në Instgram.
Ndryshe, bukuroshja është raportuar se është në lidhje me Young Zerkën ndërsa ajo me qetësi të plotë po punon në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/