Telegrafi

Ronela Hajati tërheqëse në klipin e ri krahas Adrian Gaxhës (Foto)

Ronela Hajati së shpejti do të publikojë këngën e saj të re.

Këngëtarja kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me këngëtarin shkupjan Adrian Gaxhën.

Bukuroshja, e cila gjithmonë ka ditur të shfaqet e veçantë në klipe, mesa duket edhe këtë herë do të jetë në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku mund të themi bazuar në fotografitë që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet tërheqëse dhe seksi.

Ndryshe, bëhet e ditur se kënga do të jetë ritmike që i përshtatet zezonës së verës gjersa do të publikohet gjatë fundjavës. /Telegrafi/