Telegrafi

Ronela Hajati të premten publikon këngën e re

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, duket se është në finalizim të projektit të ri muzikor.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka njoftuar fansat e saj se ka gati këngën e re dhe se pritet të publikohet të premten.

“Lage, të premten”, ka shkruar Hajati pranë imazhit, derisa falënderon edhe bashkëpunëtorët e këngës.

Ndërkohë, Ronela është duke e shijuar suksesin e dy projekteve të saj të fundit në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom.

“Çohu” dhe “Dilema”, janë dy projektet e saj të cilat për një kohë të shkurtër kanë mbledhur miliona klikime në YouTube.

Ajo po vazhdon të jetë aktive edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, ku tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/