Site icon Telegrafi

Ronela Hajati do të hapë koncertin e Malumas në Tiranë

Foto: Instagram

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për koncertin e Malumas që do të mbahet nesër (e hënë).

Artisti me famë ndërkombëtare do të këndonte para pandemisë, por që u shty për shkak të situatës me COVID-19.

Krahas Malumas, në koncert do të performojnë edhe disa këngëtarë të tjerë shqiptarë.

E fundit që ka konfirmuar pjesëmarrjen në eventin madhështor është edhe artistja Ronela Hajati, që këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

Lexo po ashtu Stresi kërkon të bojkotohet koncerti i Malumas në Shqipëri: Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, kostoja e këtij eventi mbi 700 mijë euro

Në një postim të shpërndarë në Instagram, krijuesja e hitit “Sekret” tregon se do ta bëjë hapjen e festivalit.

Kundër këtij koncerti në tjetrën anë doli reperi Stresi, i cili tha se njerëzit vuajnë për bukë kurse kostoja e këtij organizimi shkon në mbi 700 mijë.

Ai kërkoi që të bojkotohet nga i gjithë populli, ndërkohë që reagime të tjera nuk janë bërë ende. /Telegrafi/

Exit mobile version