Telegrafi

Ronela Hajati sjell një fotografi tërheqëse në bikini

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, së fundmi ka treguar figurën e saj në një pozë me bikini.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 600 mijë ndjekës, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ajo duket se sot ka shijuar një ditë të mirë me diell në një nga bregdetet shqiptare dhe me këtë rast ka ndarë një imazh për fansat e saj.

Fotografia në fjalë e veshur me bikini shumëngjyrëshe e shfaq 30-vjeçaren në formë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Ronela Hajati vjen atraktive në paraqitjen e radhës: Do kemi verë apo jo?

“Kur ke një mal me punë përgjysmë”, ka qenë përshkrimi krahas postimit, i cili grumbulloi mbi 25 mijë pëlqime dhe dhjetëra komente të ndryshme.

Artistja e njohur vetëm pak ditë më parë shtroi një pyetje për publikun nëse ‘do kemi verë’ për shkak të situatës që tashmë ka kapluar botën nga coronavirusi.

Sidoqoftë, Ronela shquhet për figurën trupore njëjtë siç përflitet për stilin unik që sjell vazhdimisht në klipe e projekte muzikore.

Këngët e fundit të lansuara nga ajo mbajnë titullin “Gënjeshtar & Pare”, të cilat i solli në Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt). /Telegrafi/