Festivali i Këngës në RTSh tashmë ka publikuar listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të.
Janë përzgjedhur 26 projekte pjesëmarrëse, e krahas emrave të famshëm do të garojnë për herë të parë edhe disa yje të rinj.
Ndërkohë që është publikuar lista, fituesja e vitit të kaluar të këtij festivali është bërë nostalgjike në këtë kohë.
Bëhet fjalë për artisten Ronela Hajati, e cila ka qenë pjesë e “Eurovision 2022” me “Sekret”.
“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi (por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë) ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit”, tha ajo.
“Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, u shpreh më tej Hajati referuar bashkëpunëtorëve të këtij projekti.
Ronela ndryshe me “Sekret” nuk arriti të kaloi në finalen e “Eurovision 2022”. /Telegrafi/