Këngëtarja e shumë hiteve Ronela Hajati shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri, njëkohësisht të parin për vitin 2017.
“Mos ik” titullohet kënga e saj më e re, e zhanrit baladë/ritmike, e punuar me muzikë nga Big Bang në studion “Red Box Entertainment”, dhe me tekst të shkruar nga vet këngëtarja.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili në fakt do të jetë pak më i veçantë, madje mund të quhet njëlloj ‘filmi i shkurtër’.
Telegrafi ka kontaktuar me menaxherin e këngëtares, i cili ka rrëfyer ekskluzivisht detajet e këtij projekti,
“Kënga e re e Ronelës flet për një dashuri të humbur, është një baladë ritmike, dhe këto ditë kanë përfunduar xhirimet e klipit, që në fakt mund të themi se është një tip ‘filmi i shkurtër’, por për më tepër do ua lëmë fansave ta shohin kur të dali i plotë”, kadeklaruar ai.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë me fansat disa imazhe nga xhirimet e klipit, ku në fakt edhe kësaj radhe do të shfaqet me stil, dhe e kuruar deri në detaje.
Gjithashtu në rrjetin social Instagram është publikuar edhe traileri i klipit “Mos ik”, i cili vjen i plotë për fansat shumë shpejt. /Telegrafi/
Traileri i klipit: