“Kënga Magjike 2024” ka nisur me prezantimin e artistëve që do të jenë pjesë e këtij viti.
E një nga ta është edhe Ronela Hajati, e cila rikthehet pas shtatë vitesh në këtë kompeticion muzikor.
Artistja ka prezantuar këngën “Labirinth”, një baladë e veçantë me shumë kuptim.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarja me muzikë nga Jeris Kaso.
Kjo tashmë ndodhet në YouTube dhe që në fillim mori komente të shumta pozitive.
Moderatore këtë vit krah Ardit Gjebreas është Matilda Mcini së bashku me Selin Bollatin.
Një tjetër artiste pjesëmarrëse është Kanita me “Kristal” e shumë të tjerë. /Telegrafi/