Ronela Hajatin e kritikojnë shpesh për kilogramët e tepërt që bart në trup.
Edhe sot linjat trupore të këngëtares janë bërë mollë sherri mes Ronelës dhe disa prej fansave.
Në fakt, këta të fundit e kritikuan bukuroshen tonë për shtim në peshë, e cila gjë nuk i pëlqeu 28-vjeçares.
“Më falni, e dini ju që “body shame” është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo! Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë dmth një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si unë ! Pra dhe njëherë jam yll “, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Theksojmë se Ronela është një ndër këngëtaret që asnjëherë nuk është përfolur për ndonjë ndërhyrje kirurgjike apo estetike.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/