Telegrafi

Ronela Hajati po vjen “pa dashni”

Javën e kaluar kishte paralajmëruar se do të sjell katër këngë të reja brenda dy muajve.

Dhe duket se Ronela Hajati ka nisur punën që të sjell të parën këngë pas një kohe të gjatë.

Tashmë këngëtarja ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se do të vjen me këngë ritmike.

“Pa dashni”, titullohet kënga më e re e këngëtares që do ta sjell së shpejti me video teksa imazhin që e ka shoqëruar me këtë mesazh ka marrë shumë pëlqime.

Këngëtarja nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re duke ia lënë kohës që të zbardhen të gjitha.

Lexo po ashtu Ndahen Ronela Hajati dhe Young Zerka?

Ndryshe, “Vuj” është projekti i fundit muzikor i artistes me të cilën kishte garuar në festivalin e këngës moderne, “Kënga Magjike 2019” gjersa deri më tani është shikuar mbi dhjetë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/