Telegrafi

Ronela Hajati me katër projekte muzikore deri në muajin maj

Këngëtarja shqiptare kishte kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para publikut dhe fansave të vetë.

Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila është gati të kthehet në muzikë teksa pritet të sjell projektin më të ri muzikor.

Në fakt, bukuroshja për herë të fundit që solli një këngë të re ishte për “Këngën Magjike”, ku kishte sjell këngën “Vuj”.

Zeshkania shqiptare përmes llogarisë personale në Instagram ka bërë të ditur se brenda dy muajve do të vjen me katër videokënga të re.

“Katër këngë deri në muajin maj”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale duke mos dhënë më tepër detaje.

Ndryshe, duke njohur natyrën e saj energjike, mendohet se edhe këngët do jenë plot ritëm dhe do të dëgjohen kudo. /Telegrafi/