Rrugëtimit të Festivalit të Këngës në RTSH edhe këtë vit po i vjen fundi.
Derisa po vazhdojnë interpretime nga më të ndryshmet, një të tillë së fundmi me plot emocion e ka bërë edhe artistja Ronela Hajati.
Kjo e fundit, nën këndimin e “Sekret”, ka sjell një performancë të mrekullueshme e me lëvizje atraktive.
Ylli i shumë hiteve ka përzgjedhur një projekt ritmik, i cili këtë kohë është pëlqyer mjaft shumë edhe nga publiku.
Hajati ndërkaq është një nga artistët pretendent për të fituar spektaklin e Fest’ 60.
Fituesi siç edhe dihet do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” që vitin e ardhshëm mbahet në Itali.
Kjo pas fitores së grupit “Maneskin” që u përzgjodhën si fitues të “Eurovision 2021”.
Shqipëria sivjet u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. /Telegrafi/