Ronela Hajati javë më parë solli këngën më të re, por që duket se po keqpërdoret.
Në fakt, këngëtarja ka bërë të ditur se dikush i ka vjedhur projektin e fundit, e cila gjë ka bërë që të revoltohet.
Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar këtë gjë, por nuk e ka përmend emrin e dikujt në veçanti.
“Ore vidhni o shpyrta, po vidhni pak me stil se kuptohet që përtoni shumë të punoni…”, shkruan ajo.
Ndryshe, “Pa dashni” është projekti i zeshkanes, për të cilin ka pohuar se nuk është ndonjë një dedikim. /Telegrafi/