Telegrafi

“Ronela dhe Enca nuk mund të quhen këngëtare”

Marsela Çibukaj ka qenë shumë e drejtëpërdrejtë me deklaratën e saj të fundit.

Këngëtarja, e cila njihet për vokalin e saj mahnitës ka bërë dallimin mes një këngëtareje dhe një performuese duke përmendur edhe disa emra të skenës sonë, transmeton Telegrafi.

Sipas saj Ronela Hajati dhe Enca nuk mund të quhen këngëtare, por performuese.

Këto fjalë Marsela i tha në emisionin “E diell” në Top Channel, pjesë e të cilit është tash e sa kohë./Telegrafi/.