Askush një lojtar nuk dëshiron t’i shkaktojë kundërshtarit lëndim serioz.
Këtë më së miri e tregoi Salomon Rondon i West Bromit në takimin ndaj Evertonit, ku aksidentalisht theu këmbën e James McCarthy në dy vende.
Sulmuesi i Venezuelës e kuptoi menjëherë se çfarë kishte bërë dhe kërkoi që loja të ndalet dhe lojtarit kundërshtar t’i jepet ndihma.
Teksa McCarthy po merrte ndihmën e parë Rondon nuk arriti të mbajë lotët.
Takimi përfundoi me rezultat 1-1 dhe fatkeqësisht The Toffees do jenë pa McCarthyn në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UUog-VyLH84