E gjitha bota e futbollit është në përkrahje të James McCarthy pas lëndimit në ndeshjen mes WBA-së dhe Evertonit.
Irlandezi u lëndua aksidentalisht nga Salomon Rondon dhe sulmuesit të Venezuelës i erdhi kaq keq sa filloi të qajë.
Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes Rondon foli për rastin në fjalë, ku tha se i vjen shumë keq.
“Jam i shkatërruar pas një incidenti kaq të keq. Me vjen keq për Jamesin”.
“Rivaliteti harrohet kur kolegu vuan nga një lëndim kaq i pafat. Edhe sikur tentimi im të ishte gol, do preferoja të mos shënoja nëse kjo do të thoshte që të mënjanohej ai lëndim i tmerrshëm”.
“I dëshiroj Jamesit një shërim të shpejt dhe shpresoj ta shikoj atë duke luajtur sa më shpejtë”, ka thënë Rondon për ueb faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi 28-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e Las Palmas, Malag, Rubin Kazan dhe Zenit. /Telegrafi/