Telegrafi

Ronaldos iu anulua padrejtësisht një parabolë e bukur ndaj Betisit (Video)

Real Madridi fitoi ndaj Real Betisit me rezultat 2-1.

Golin e fitores për Los Blancos e shënoi Sergio Ramos në minutën e 81-të dhe gjithë meritat i shkojnë spanjollit për këtë fitore të rëndësishme.

Lexo po ashtu Tifozëve të Realit nuk do t’ju pëlqej aspak, djali i Mourinhos feston kualifikimin e Barçës (Video)

Por, këto merita do t’i shkonin Cristiano Ronaldos sikur gjyqtari anësor mos të gabonte në minutën e 72-të ku anuloi një gol të bukur portugezit.

Gjithsesi golin e parë për Los Blancos e shënoi CR7 dhe deri më tani ai ka shënuar 19 gola në këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/