Telegrafi

Ronaldon e ‘lëshuan’ nervat: Shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Manchester United është duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Vetëm në 45 minutat e parë, The Reds i shënuan plotë katër gola Djajve të Kuq dhe atë në Old Trafford.

Por, një veprim skandaloz ndodhi në minutën e 45+3, kur Cristiano Ronaldon e lëshuan nervat.

Derisa ishte në një duel me anëtarin e Liverpoolit, Curtis Jones, portugezi filloi ta shqelmonte kundërshtarin.

Duke mos arritur t’i hiqte topin nga këmbët, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shqelmoi lojtarin e talentuar të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Ole Gunnar Solskjaer konfirmon fjalët e Jurgen Klopp për Mo Salah, gjë që nuk do t’i pëlqejë Crisitano Ronaldos

Për këtë veprim, gjyqtari vendoi ta ndëshkonte Ronaldon vetëm me karton të verdhë, edhe pse më shumë ishte për atë të kuq. /Telegrafi/