Cristiano Ronaldo ishte dje në top formë në ndeshje me Wolfsburgun duke shënuar het-trik.
Portugezi golin e tretë e shënoi nga gjuajtja e lirë duke futur topin në mes të barrikadës së krijuar nga futbollistët gjermanë.
CR7 tregon sekretin e këtij goli që i siguroi Real Madridit gjysmëfinalen e gjashtë në gjashtë vitet e fundit.
“Keylor me tha që të vrapoj më ngadalë përpara se të bëj goditjen dhe se kështu nuk do të dështoja”, tregoi Ronaldo pas ndeshjes.
Ronaldo me het-trikun e së martës ka shkuar në kuotën e 16 golave sezonal. /Telegrafi/