Telegrafi

Ronaldo zbulon kundërshtarin më të vështirë në karrierë

Cristiano Ronaldo ka zbuluar kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur deri tash në karrierë.

Dyshja janë takuar disa herë gjatë periudhës gjashtëvjeçare të tij me Unitedin.

Ashley Cole është njeriu që ia ka dhënë periudhë të vështirë Ronaldos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Cristiano Ronaldon

“Përgjatë viteve të fundit, unë kam pasur disa duele të mira me Ashley Colen, i cili nuk më ka lënë të marrë frymë asnjë sekond”.

“Ai ishte lojtar aq i mirë në kulmin e tij të karrierës, ishte shumë i vështirë për t’u përballur. Gjithmonë e dija se ndeshjet ndaj tij nuk do të jenë të lehta”, potencoi Ronaldo. /Telegrafi/