Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të pestë ‘Topin e Artë’.
Kësisoj Ronaldo u barazua me rivalin e tij, argjentinasin Lionel Messi që ka fituar po aq herë çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.
Pasi mori këtë çmim Ronaldo e festoi atë me nënën e tij dhe djalin e madh Cristiano JR.
Ka qenë kapiteni i Portugalisë që ka zbuluar edhe fjalët që i tha i biri i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’.
“Cristiano JR më tha në vesh se do të bëhet një ditë më i mirë se unë”, tregoi Ronaldo.
“Ai më tha se do ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe kjo natyrisht që më bëri të lumtur”, tha portugezi.
I biri i tij ia kujton vetën pasi ka një dëshirë të madhe për të fituar.
“Cristiano Jr më kujton vetëm por këtë nuk e them pse është djali im. Dëshira e tij për të fituar është jashtëzakonisht e madhe”.
“Shpresoj që në familjen time të ketë gjithmonë njerëz që mbajnë lartë mbiemrin tonë dhe Cristiano JR mund t’ia dalë”, përfundoi Ronaldo.
Numri shtatë i Real Madrid shpesh herë publikon foto dhe video të djalit të tij teksa luan futboll. /Telegrafi/