Site icon Telegrafi

Ronaldo vishet si personazhi i filmit “Joker” për Halloween, duke tentuar t’i trembë shokët e tij të skuadrës gjatë stërvitjes

Juventusi do të shpresojë ta shmangë një frikë në derbin e Torinos këtë fundjavë, ku do të luajë kundër rivalin vendas, Torino në Serie A.

Por kjo nuk e ndaloi Cristiano Ronaldon, i cili u përpoq t’i frikësojë bashkëlojtarët e tij përpara përplasjes në stadiumin olimpik “Grande Torino”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Për të shënuar festën Halloweenit, sulmuesi publikoi për ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video, ku shihej i maskuar në terrenin e stërvitjes së klubit.

Duke veshur një kostum me karakteristika të ngjashme me atë të personazhit Joker (i cili është kthyer së fundmi në senzacion), ai shëtiste mes dhomave duke u përpjekur të gjente shokët e skuadrës për t’i trembur.

Jo shumë persona u frikësuan nga kostumi, sidoqoftë Miralem Pjanic ishte ai i cili rastësisht kaloi nëpër korridor aty pranë dhe e pa maskimin e yllit portugez.

Wojciech Szczesny ishte gjithashtu mikpritës i shakasë së Cristianos, i cili u shfaq si një klloun për këtë Halloween. /Telegrafi/

Exit mobile version