Site icon Telegrafi

Ronaldo vendos rekord medial për mbulimin e një çështje gjyqësore në Spanjë

E gjithë bota e futbollit, posaçërisht ajo spanjolle kishte kthyer sytë nga gjykata e Pozuelo de Alarcon (Madrid).

E gjitha kjo pasi Cristiano Ronaldon u paraqit në gjykatën e lartpërmendur për evazion fiskal.

Lexo po ashtu Ronaldo i frustruar dhe i parehatshëm gjatë seancës në gjykatën e Madridit, vendos të flasë vet

Seanca ishte lajmëruar për në ora 11:30, por gazetarë të shumtë kishin filluar të akomodoheshin para portës kryesore të gjykatës orë para fillit të saj.

Ishin 215 anëtarë të mediave nga e gjithë bota dhe 50 fotografë të mbledhur, një mbulim i tillë i një çështje gjyqësore nuk ishte parë në historinë e Spanjës.

Por, të gjithë këta në fund u ndan të dëshpëruar pasi konferenca e lajmëruar nga Ronaldo pas përfundimit të seancën u anulua në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version