Duket se Cristiano Ronaldo tashmë është ambientuar mirë me futbollin italian në Serie A.
Pasi i siguroi Juventusit fitoren ndaj Sassuolos me dy golat e tij, portugezi ishte vendimtar edhe ndaj Frosinones.
Ndeshja filloi me një rast të Ronaldos për gol në minutën e tetë, por portugezi nuk kishte fatin e mjaftueshëm të kalojë Zonjën e Vjetër në epërsi që në fillim të ndeshjes.
Vendasit në vazhdim ishin mjaft mirë të organizuar dhe kështu kampionët aktual të Serie A nuk kishin ndonjë shans të mirë për gol dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë filloi me dy shanse për gola Ronaldo, ndërsa goli i tij erdh në minutën e 81-të. Në minutat shtesë për 2-0 sa për statistika shënoi edhe Federico Bernardeschi.
Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon me 15 pikë në vendin e parë, kurse Frosinone në vendin e 19-të me vetëm një pikë.
Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Bolognas, ndërsa Frosinone luan ndaj Romës. /Telegrafi/
https://twitter.com/ahadfooty_II/status/1043956320758628352