Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga, këtë herë fitoi në udhëtim ndaj Deportivo Alaves me rezultat 1-4.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Los Blancos, por që u karakterizua me një dominim të mysafirëve në pjesën e dytë, posaçërisht në fund të takimit.
Të parët kaluan që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Deyverson në minutën e shtatë pas një asistimi në zonë nga Theo Hernandez.
Por, Reali barazoi pas dhjetë minutash me anë të Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë, por portugezi shënoi edhe një herë në minutën e 33-të pas një goditje të fortë nga distanca dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë o dominua nga skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, ndërsa Ronaldoi kishte një tjetër mundësi të artë për të shënuar në minutën e 79-të nga pika e bardhë, por portieri Kiko bëri një pritje të bukur.
Goli i qetësisë erdhi nga Alvaro Morata në minutën e 84 dhe ishte një gol shumë i bukur nga spanjolli i cili e zëvendësoi Karim Benzeman në minutën e 67-të.
Ndërsa në minutën e 88-të erdhi dhe het-triku nga Ronaldo, i cili shënoi pas asistimi nga Marcelo.
Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 24 pikë, i ndjekur nga Sevilla me 21 pikë dhe Barcelona e Villarreali me 19 pikë, por me nga një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga kryeqyteti është ndaj Leganes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uTm-802RpO4
https://www.youtube.com/watch?v=u1w7_2Y1AEo
https://www.youtube.com/watch?v=3OcB0IJouHE
https://www.youtube.com/watch?v=QqXXiy564bA
https://www.youtube.com/watch?v=0raZff1eutA