Cristiano Ronaldos pasi fitoi ‘Topin e Artë’ të pestë në karrierë, ai tashmë ka objektiva tjerë.
Objektivi i tij i radhës është të fitojë “Topin e Artë” të gjashtë, për ta kaluar Lionel Messin.
Një ndër synimet është që ta rris edhe pagën e tij, për tu bërë më i paguari në botë.
Për momentin, Ronaldo është në vendin e tretë në këtë pikë pas argjentinasit dhe Neymar me portugezin që po mendon shumë që të kërkojë një rritje të pagës.
Kjo do të behet pasi të rinovojë kontratën me Real Madridi, shkruan Marca.
Herën e fundit që Ronaldo ka rinovuar kontratën me Real Madridit ka qenë në vitin 2016 dhe që nga ai moment nuk është folur në asnjë moment për zgjatjen e saj.
Kontrata i skadon me 30 qershor të vitit 2021.
Real Madridi është i hapur që ta vazhdojë kontratën me të duke e parë formën e tij që po kalon dhe sukseset.
Edhe Ronaldo mendon që ta vazhdojë kontratën aktuale, pas fitores në Kampionatin Botëror për klube. /Telegrafi/