Cristiano Ronaldo ishte përsëri vendimtar në fitoren e Manchester Unitedit kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve duke e ndihmuar skuadrën e tij që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt.
Djajtë e Kuq shënuan dy gola në udhëtim te Nëndetësja e Verdhë duke marrë vizën për një vend në të tetën e finales.
Siç ndodh rëndom në garën më të madhe evropiane për klube, CR7 ishte protagonist duke e zhbllokuar rezultatin me një parabolë, derisa golin e dytë e realizoi Jadon Sancho.
Career goal number 799.@Cristiano 🐐#MUFC | #UCL pic.twitter.com/onP0CsCcz5
— Manchester United (@ManUtd) November 23, 2021
Ky ishte goli i 140 i Ronaldos në Ligën e Kampionëve, ku vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori.
Po ashtu, ky ishte goli i dhjetë i superyllit në të gjitha garat këtë sezon për Unitedin dhe i gjashti në garën prestigjioze, ku ka shënuar në secilën ndeshje të fazës grupore.
Cristiano tashmë ka shënuar dhjetë e më shumë gola me klube në 17 sezone radhazi në të gjitha garat, derisa ky ishte goli i 799-të në karrierën e portugezit. /Telegrafi/
https://twitter.com/sporticos/status/1463230090603548674