Real Madridi ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Getafes.
Është ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0.
Ronaldo shënoi një gol të bukur duke shmangur dy kundërshtar në minutën e 45-të.
Ky gol erdhi pas asistimit të Karim Benzema dhe ishte i 15-ti sezonal për portugezi.
Goli i 1-0 u shënua nga Gareth Bale në minutën e 24-të. /Telegrafi/