Telegrafi

Ronaldo: Unë te Barcelona? Kurrë nuk i dihet…

Sport shkruan se Ronaldo ishte vërshëllyer nga spektatorët të mërkurën, kur ai u pa në sfidën e Rafal Nadalit ndaj Oleksandr Dolgopolov. Thuhet se Ronaldo ka irrituar tifozët, pasi nuk mohoi një kalim në të ardhmen te Barcelona.

“Barcelona? Tani për tani, Reali është shtëpia ime dhe klubi im, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kurrë nuk i dihet edhe pse do të doja të pensionohesha te Reali”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/