Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pasur një fërkim të vogël me Dani Alvesin në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit që po zhvillohet në Parc de Princes.
Portugezi e pranoi topin në krahun e majtë në një pozitë të mirë, mirëpo ishte në pozitë jashtë loje dhe gjyqtari e ndali lojën për t’ia dhënë topin PSG-së.
Alves vrapoi menjëherë t’ia merrte topin Ronaldos, ndërsa 33-vjeçari reagoi duke dashur ta godiste me këmbë lojtarin kundërshtar.
Little bit of afters from @Cristiano 🔥 #beINUCL #PSGRMA pic.twitter.com/VfRVGsjKx1
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) March 6, 2018
CR7 nuk u ndëshkua për këtë veprim, por nuk ishte e qartë se a e vërejtën këtë gjë zyrtarët për ndarjen e drejtësisë.
Në kryeqytetin e Francës , PSG dhe Real Madridi zhvillojnë ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos e fituan me rezultat 3-1 ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu, ndërsa gjysma e parë e takimit në Parc de Princes u mbyll pa gola.
Kujtojmë që në këtë sfidë nuk ka luajtur Neymar, për shkak të lëndimit serioz që detyroi të operohet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LjDDQYfs8rg