Qëkur u nda nga Irina Shayk, Cristiano Ronaldo nuk ka pasur një lidhje të qëndrueshme.
Ditë më parë, ai i ka dhënë fund lidhjes me Desire Corderon, duke e akuzuar ‘Miss Spanjën’ se ajo e ka shfrytëzuar për famë.
Nga ana tjetër, bukuroshja ruse qe një kohë të gjatë është në lidhje serioze me aktorin Bradley Cooper.
Këto ditë është spekuluar se 41-vjeçari dhe 30-vjeçarja duan ta çojnë lidhjen e tyre një hap përpara.
Një burim ka thënë për E! News se Bradley dhe Irina kanë diskutuar për të ardhmen shumë seriozisht së fundmi dhe kanë folur edhe për martesë dhe fëmijë.
Në ndërkohë, flitet se ata janë fejuar dhe se martesa mund të ndodhë gjatë dimrit. Sidoqoftë, pritet të bëhet konfirmimi nga dy protagonistët. /Telegrafi/