Telegrafi

Ronaldo u ka shënuar të gjitha skuadrave në Serie A, synon rekordin e Ibrahimovic

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me statistikat mbresëlënëse golashënuese duke realizuar dy gola të tjerë në sfidën ndërmjet Juventusit dhe Crotones.

Superylli portugez shënoi golin e 17 dhe të 18 të këtij sezoni në Serie A duke rimarrë primatin për golashënuesin më të mirë në kampionat.

Crotone ishte klubi i vetëm në Serie A, të cilit nuk i kishte shënuar dhe tashmë ai e ka kompletuar listën me të gjitha skuadrat që u ka shënuar gol.

Nga të gjitha klubet me të cilat është përballur në Itali prej se u transferua nga Real Madridi, vetëm CR7 nuk i ka shënuar vetëm Chievos, por kjo skuadër tash luan në Serie B.

Lexo po ashtu Në një paraqitje fenomenale nga Ronaldo - Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones

Ronaldo tashmë i ka shënuar 70 gola në Serie A, ndërsa Crotone ishte klubi i 78 të cilit ai i shënoi gol në karrierën e tij të jashtëzakonshme me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Vetëm Zlatan Ibrahimovic ndodhet para tij në këtë statistikë, pasi u ka shënuar 79 klubeve të ndryshme në karrierën e tij. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore