Site icon Telegrafi

Ronaldo tregon se përse është atleti më i mirë në futboll gjatë sprintit që bën në stërvitje

Cristiano Ronaldo i ka mbushur 34 vjet në fillim të këtij viti, mirëpo nuk po tregon shenja të ngadalësimit në karrierën e tij si futbollist.

Në sezonin e tij debutues te Juventusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi 28 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar kështu skuadrën që ta fitonte titullin e tetë të Serie A dhe Superkupën e Italisë.

Në këtë verë, ai po ashtu arriti ta fitojë Ligën e Kombeve me Portugalinë, pasi në finale e mposhtën Holandën.

Por, duket se nuk ka shanse që Ronaldo të pensionohet nga futbolli në këto dy apo tri vitet e ardhshme. Portugezi ende po tregon se është në një gjendje të jashtëzakonshme fizike, derisa te Zonja e Vjetër kur kishte kompletuar testet mjekësore, kishin bërë me dije se muskujt e tij janë si të një 20-vjeçari.

Lexo po ashtu Në vend që të relaksohet në plazh apo pranë pishinës, Ronaldo po i kalon pushimet në palestër

Ronaldo na ka ofruar këto ditë disa shembuj se si duhet t’i përkushtoheni punës për të qenë të suksesshëm, derisa shumë lojtarë kanë filluar pushimet.

34-vjeçari ka postuar një video në rrjetet sociale, gjersa shihej duke u stërvitur me bashkëkombësin e tij, Francis Obikwelu.

Obikwelu është një ish-pjesëmarrës olimpik që e mban rekordin për 100 metra në Evropë, e që gjithashtu e ka fituar medaljen e argjendtë në lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004. /Telegrafi/

Exit mobile version