Telegrafi

Ronaldo i tregon Real Madridit se cilin lojtar duhet ta blejë

Cristiano Ronaldo i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, që ta blejë sulmuesin e Portos, Andre Silva.

Reali janë duke tentuar që ta ofrojnë në radhët e tyre yllin e Juventusit, Paulo Dybala, por në listë tashmë është shtuar edhe Silva.

Lexo po ashtu Sulmuesi i Portos që ka shënuar 18 gola në dy muajt e fundit kërkohet nga 28 skuadra (Video)

Sipas El Mundo Deportivos, Ronaldo i ka kërkuar klubit të ofrojë Silvan para argjentinasit.

Ronaldo me Andres Silvan dhe Joao Marion

Portugezi i ka thënë Perezit se lojtari do të kushtojë më pak dhe ka kualitet të madh në këmbë.

Juventusi nuk dëshiron ta shes Dybalan edhe për shifrën e 110 milionë eurove. /Telegrafi/