Site icon Telegrafi

Ronaldo tregon pse nuk festoi ndaj Kroacisë

Cristiano Ronaldo, kapiteni i ekipit kombëtar portugez të futbollit, dy ditë pasi ekipi i tij eliminoi Kroacinë nga Kampionati Evropian, tha se ishte shumë i kënaqur me suksesin, por se nuk mund të festonte pas ndeshjes.

Ndërsa bashkëlojtarët e tij, të shtunën në mbrëmje, në fushën e stadiumit në Lens kërcenin nga gëzimi, Ronaldo ngushëllonte shokun e tij të Realit të Madridit dhe lojtarin e përfaqësueses kroate Luka Modric, i cili qante për shkak të eliminimit nga EURO 2016, transmeton lajmi.

Lexo më shumëÇfarë shkruhej në letrën që i dha trajneri portugez Ronaldos (Foto)

“Sigurisht, jam i lumtur që fituam ndaj Kroacisë. Megjithatë, nuk mund të festoj në fushë, sepse vëllai im Luka Modriç qante. Vëllazëria ime ndodhet në zemër dhe kisha si detyrim të ngushëlloj vëllai tim”, deklaroi Ronaldo.

Portugalia fitoi 1:0 fitoi ndaj Kroacisë në minutën e 117-të, kur Ricardo Quaresma shënoi gol.

Lexo më shumëIrina Shayk shkëlqen në të bardhë, 15 foto që duhet t’ia tregoni CR7 çka ka humbur (Foto)

Exit mobile version