Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë.
Ylli i Juventusit fillimisht e dëshmoi formën e lartë me Kombëtaren e Portugalisë ku shënoi dy gola.
Por me tu rikthyer në Juventus, ai ka treguar klasin e tij në ndeshjen e parë miqësore.
Juventus është duke u përballur me Novaran në një test miqësor, teksa Ronaldo ka shënuar golin e parë në këtë sfidë.
Portugezi ka bashkëvepruar mirë me transferimin e ri të Juventusit, Dejan Kulusevskin dhe me një goditje të fuqishme shënoi në minutën e 20-të.
Vlen të theksohet se përveç suedezit Kulusevski, trajneri Andrea Pirlo nga minuta e parë e inkuadroi në lojë edhe mesfushorin amerikan i ardhur nga Schalke 04, Weston McKennie. /Telegrafi/
Här ser man lite av vad komma skall när det gäller Dejan Kulusevski – assist och samarbete med Cristiano Ronaldo⚽️👏👏pic.twitter.com/T2uWqr9Hja
— Jens Leidewall (@Leidewall) September 13, 2020