Telegrafi

Ronaldo tregon dëshirën për vitin 2017

Cristiano Ronaldo pret shumë edhe nga viti i ardhshëm.

Sulmuesi i Real Madridit e ka cilësuar si vit të ëndrrave dhe të paharruar vitin 2016, teksa pret që edhe viti 2017 të jetë po ashtu i njëjtë.

“Ky vit ka qenë një vit i ëndrrave. Një vit i paharrueshëm”, ka thënë Ronaldo për mediat spanjolle.

Lexo po ashtu Këto janë shifrat e ‘çmendura’ që do përfitonte Ronaldo në Kinë

“Unë shpresoj se edhe 2017 do të jetë një vit i barabartë dhe i mbushur me shumë tituj dhe gëzime”, përfundoi sulmuesi i Real Madridit.

Ndryshe, këto ditë po flitet që CR7 ka marrë një ofertë të çmendur nga një skuadër kineze, që peshonte hiç më pak se 150 milionë funte në vit, por është refuzuar nga portugezi. /Telegrafi/